Pas aksidentit, ndalohen motorët e borës në Brezovicë

Pas aksidentit, ndalohen motorët e borës në Brezovicë

20:29, 23/01/2022

Pas aksidentit të ditës së shtunë në qendrën e skijimit në Brezovicë, brenda shtigjeve të skijimit, ku një motor bore u aksidentua me një skiator, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar Brezovicën.

Ai u takua me kryetarin e komunës së Shtërpcës Dalibor Jevtic. Gjithashtu, ai është takuar edhe me komandantin e policisë të Komunës së Shtërpcës, Dragan Stefanovic, ku folën për çështje të sigurisë dhe menaxhimit të ri të qendrës së skijimit.

Kjo pasi këtë sezon Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë nën menaxhim këtë qendër. Me këtë rast u mor vendimi që të ndalohen motorët në Brezovicë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco