Plas skandali: Raportohet për keqpërdorime me bileta në shërbimet e teleferikut në Brezovicë

Plas skandali: Raportohet për keqpërdorime me bileta në shërbimet e teleferikut në Brezovicë

19:48, 23/01/2022

Sezona e dimrit ka rritur volumin e turistëve në Brezovicë – kjo për shkak të atraksioneve turistike që posedon.

Por, interesimi i madh për ta shfrytëzuar Teleferikun, siç duket ka krijuar mundësi për manipulim me bileta.

Një qytetar i ka shkruar Telegrafit, duke i dërguar edhe video incizim ku shihen teksa bëhen veprime të tilla.

Sipas tij, këto bileta shiteshin disa herë dhe pa kupon fiskal.

“Ishin 2-3 veta që qëndronin tek skilifti, edhe i mbledhnin biletat edhe nuk i shkoqshin ose mi marrë qytetari, por i mblidhnin, edhe njëri prej atyre puntorëve që qëndronte tek skilifti shkonte edhe ia jepte në kabinë ku shiteshin biletat”, tha ai.

Ndërkaq, sipas tij një biletë është përdorur për disa persona, në vazhdimësi.

Video-incizimi i rastit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco