Latifi telefonohet nga homologu i tij maqedon: Po i kufizon qytetarët

Latifi telefonohet nga homologu i tij maqedon: Po i kufizon qytetarët

18:17, 23/01/2022

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Kosova, Rifat Latifi.

Ata kanë diskutuar për masat e reja të Qeverisë së Kosovës ndaj të gjithëve shtetasve të huaj që hyjnë vend.

“Ministri Bekim Sali shprehu mirëkuptim për vendimin e qeverisë kosovare, që ka ardhur duke e pasur parasysh gjendjen epidemiologjike në shtetin fqinj, si dhe kapacitetet e tyre për përballjen me këtë valë të virusit. Po ashtu, ministri Bekim Sali ia përcolli kolegut të tij kosovar edhe brengën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që kanë lidhje familjare, biznesore e detyrime të tjera që i lidhin me Kosovën, e të cilët kjo masë i ka kufizuar ndjeshëm.” thuhet në një postim në Facebook të Ministrisë së Shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut.

Tutje, bëhet e ditur se duke konstatuar bashkërisht se gjendja me pandeminë në të dyja vendet është gati e njëjtë, Sali i kërkoi Latifit, që të rishqyrtohet ky vendim.

I pari i shëndetësisë në Maqedoni të Veriut propozoi gjithashtu të kërkohet një mundësi tjetër që edhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve të të dyja vendeve, por edhe të mos pengohet qarkullimi i tyre i lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco