Dardan Sejdiu nënkryetari i Prishtinës? – PDK 'përçahet'

Dardan Sejdiu nënkryetari i Prishtinës? – PDK 'përçahet'

15:54, 23/01/2022

Dardan Sejdiut si duket i ka mbetur shije e mirë koha sa ishte numri dy i Prishtinës, kur, së bashku me Shpend Ahmetin, qeverisnin Prishtinën në kuadër të LVV-së.

E një shans të dytë për të ardhur sërish në këtë post si duket po e mendon PDK-ja t’ia bëjë si dhuratë për gjithë kontributin që dha në kohën e fushtës së Uran Ismailit për Prishtinën në zgjedhjet e fundit lokale. 

Syri Kosova merr vesh nga burimet e saj, se Sejdiu është propozuar si nënkryetar nga disa persona të degës së PDK-së në Prishtinë që janë po ashtu të propozuar për drejtor. 

Se Dardan Sejdiu ka filluar me të madhe të ndryshojë pozicion të tij politik vërehet edhe përmes postimeve të tij në Facebook.

Me pak kërkim shihet se si Sejdiu, në çdo postim ku flet për të ardhmen e Prishtinës, vendos sloganin e fushatës elektorale të Uran Ismailit. 

Image

Mirëpo gjatë mbledhjes së sotme të kryesisë së këtij subjekti ,kjo gjë po kundërshtohet, të paktën kështu i tha burimi Syri.net.

Sipas po të njëjtit burim, kundërshtimet janë për shkak se dega e Prishtinës gjatë kohës kur Sejdiu ishte ‘bossi’ numër dy i komunës, kishte bërë dallavere të mëdha.

Vetëm në 2017 dega e PDK-së në Prishtinë kishte akuzuar Dardan Sejdiun si pjesë të rrjetit të dallavereve me leje ndërtimore në Prishtinë. Po ashtu, kjo degë kishte deponuar edhe kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për punësime të kundërligjshme të rreth 500 personave, shumica asokohe aktivistë të Vetëvendosjes, nga qeverisja e Ahmetit dhe Sejdiut.

“Për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale Krim i Organizuar nga neni 283, paragrafi 1, lidhur me nenin 422, paragrafi 1 dhe 2 nënparagrafi 2.1 të KPRK-së, ku me dashje direkte dhe me vetëdije, me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të grupit të organizuar kanë krijuar favore për persona të caktuar në kundërshtim me nenin 12, paragrafin 4 të Ligjit për Shërbyesit Civil nr. 03-L149, duke mos zbatuar procedurën e rekrutimit – konkursin publik kanë bërë punësime të kundërligjshme. Në vitin 2015 kanë bërë punësimin në mënyrë të kundërligjshme të 276 personave dhe në vitin 2016 kanë bërë punësimin në mënyrë të kundërligjshme të 210 personave. Gjatë kësaj periudhe, duke kryer vepra penale, kanë bërë punësimin e gjithsej 486 personave”, thuhet në kallëzimin penal të PDK-së së Prishtinës.

Image

Nga këto veprime të kundërligjshme, sipas raporteve zyrtare të auditimit, dega e PDK-së në Prishtinë kishte pretenduar se dëmi i shkaktuar ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës ishte rreth dy milionë e treqind mijë euro.

Image

E para se të depononte kallëzim penal kundër qeverisjes së Ahmetit dhe Sejdiut, dega e PDK-së së Prishtinës kishte organizuar dhjetëra konferenca rreth 3 muaj me radhë, ku ua kishte nxjerrë në pah disa keqpërdorime.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco