Gjykata Komerciale, kush do të punojë në të

Gjykata Komerciale, kush do të punojë në të

15:04, 23/01/2022

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Gjykatën Komerciale.

Kjo gjykatë është parë e domosdoshme për zhvillimin ekonomik në vend.

Njohësi i çështjeve juridike, profesori Muhamet Kelmendi, ka deklaruar se përshkak të zhvillime ekonomike Gjykata Komerciale është e domosdoshme.

“Zhvillimet ekomomike e bëjnë të domosdoshme në ndërtimin e sistemit të drejtësisë në fushat e ndryshme, sikundër është ajo komerciale”, ka theksuar ai.

Më tej, Kelmendi ka thënë se në gjykata duhet të ketë gjyqtarë profesionalizohen në shkollime të veçanta.

“Kudo kemi gjykata të ndryshme. Ekzistojnë gjykatat penale, civile, ekomomike, komerciale, familjare, të punës, sociale e shumë lloje të tjera të gjykatave. Kudo janë këto gjykata profesionale në fushat e veta dhe gjyqtarët profesionalizohen në shkollime të veçanta për fushat e tilla”, ka shpjeguar ai.

Ai ka treguar se cilët gjyqtarë mund të bëhen gjyqtarë Gjykatës Komerciale.

“Gjyqtarët e gjykatës penale nuk mund të bëhen gjyqtar të asaj civile, nga kjo në atë komerciale, familjare, apo të ndonjë gjykate tjetër. Kjo është në aspektin teorike”, ka përfunduar Kelmendi 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco