Skandal: Punonjësi i Policisë dhe djali i tij i shitën drogë dhe armë “bossit” të vjedhjeve në Gjilan

Skandal: Punonjësi i Policisë dhe djali i tij i shitën drogë dhe armë “bossit” të vjedhjeve në Gjilan

14:35, 23/01/2022

Fiton Spahiu, i shumëkërkuar i Policisë për 250 raste të veprave të ndryshme penale u bë “sebep” për arrestimin e zyrtarit të Policisë së Kosovës nga stafi civil, Arianit Huruglica dhe djalit të tij, mbrëmë në Gjilan.

27-vjeçari që u arrestua mbrëmë gjatë një aksioni të Policisë kundër rasteve të vjedhjeve, dyshohet se u dha hetuesve policorë informacione që u bënë “shkëndija” për arrestimin e tyre.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë ditur se “bossi” i vjedhjeve në rajonin e Gjilanit u ka thënë hetuesve policorë se ka blerë drogë dhe një revole të tipit Ekol Special nga Leulumi, djali i zyrtarit të Policisë – armë e cili iu konfiskua mbrëmë nga Policia.

Mirëpo, për shkak se Leulumi ndodhej në Shqipëri, “misionin” e tij dyshohet se e ka marrë i ati, punonjës i Policisë në Gjilan.

Arianit Huruglica dyshohet se me një veturë të tipit Smart ka shkuar në vilën numër 5 (lokacion i njohur për redaksinë), ku e ka bërë dorëzimin e drogës dhe revoles te 27-vjeçari, Fiton Spahiu.

Image

Përmes një komunikate për media, Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se babë e bir u arrestuan mbrëmë dhe me vendim të prokurorit, atyre u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

“Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, thuhet tutje në komunikatë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco