Dy lagje të kryeqytetit mbesin pa ujë

Dy lagje të kryeqytetit mbesin pa ujë

13:32, 23/01/2022

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka njoftuar se dy lagje në Prishtinë kanë mbetur pa ujë sot.

Përmes një postimi në rrjetin social, nga kjo kompani kanë thënë se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke u marrë me sanimin e dy gypave të ujit, njëra në mes të  rrugëve ” Rexhep Luci” dhe ” Luan Haradinaj” në Prishtinë dhe tjetra në rrugën ” Bajram Bahtiri”.

Andaj edhe deri në sanimet e defekteve, këto zona do të mbesin pa ujë.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 23 janar – Ju njoftojmë për dy rrjedhje uji në dy zona të ndryshme, mëngjesin e ditës së sotme.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke u marrë me sanimin e dy gypave të ujit, njëra në mes të  rrugëve ” Rexhep Luci” dhe ” Luan Haradinaj” në Prishtinë dhe tjetra në rrugën ” Bajram Bahtiri” rruga që të shpie në fshatin Llukar.

Sanimi i tyre ka filluar dhe shpresojmë të përfundojmë sa më shpejt.

Si pasojë, pa furnizim me ujë janë rrugët e lartëcekura, deri në sanimet e defekteve të dy linjave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco