'Boll ma' Mulhaxha-Kollçaku kritikon ashpër 'supermenët e shëndetësisë'

'Boll ma' Mulhaxha-Kollçaku kritikon ashpër 'supermenët e shëndetësisë'

07:59, 23/01/2022

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka kërkuar që të ndërpritet praktika e punësimeve të shumëfishta të mjekëve.

Ajo ka thënë se "supermenët e shëndetësisë" punojnë në 3-4 vende të punës, duke përfshirë sektorin publik e privat.

Por, nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar që kjo "praktikë e trashëguar" të eliminohet, pasi po i vë hije të keqe edhe mjekëve që punojnë me profesinalizëm.

Reagimi i saj në Facebook:

Diku Kryetarë, diku shefa, diku anëtarë të ndonjë Bordi, e me punë të "rregullt" dhe me orar të plotë (8 orë???!!!!) në SHSKUK....publik e privat, 3 apo 4 vende të punës, përfshi disa poste i njëjti individ.

Plus shumë prej tyre të angazhuar edhe si mësimdhënës. 

Gjendje e trashëguar. 

Supermenat e shëndetësisë.

#BollMa!

P. S. 

Ky grup i vë hije të keqe pjesës më të madhe të punëtorëve shëndetësorë që punojnë me profesionalizëm dhe nder.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco