Policia e Kosovës gjobit shoferin, voziste 184 km/h

Policia e Kosovës gjobit shoferin, voziste 184 km/h

16:28, 22/01/2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë identifikuar shoferin i cili në zonën me kufizim të shpejtësisë 80 km/h drejtoi mjetin në 184 km/h.

Sipas policisë, shoferi është gjobitur me 300 euro dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit për 3 muaj.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 184 km/h (gjobitet me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shoferi i gjobitur është një 20 vjeçar nga Gjakova ndërsa gjoba është shqiptuar nga Policia e Kosovës sot në orën 09:52 në autostradën Bresje – Veternik.

Matja e shpejtësisë nga ana e Policisë është bërë me laser në një distancë prej 758 metrave.

Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco