Dardan Sejdiu nënkryetar i Prishtinës?

Dardan Sejdiu nënkryetar i Prishtinës?

13:47, 22/01/2022

Dardan Sejdiu, i cili e kishte mbështetur PDK-në e Prishtinës në zgjedhjet e sivjetme lokale, po shtyhet nga një grup i rëndësishëm brenda degës së PDK-së në Prishtinë për nënkryetar të kryeqytetit.

Emra të tjerë që po lakohen brenda PDK-së për të marrë përgjegjësi në bashkëqeverisje në komunën e Prishtinës janë edhe Donjeta Sahtqiu, si Drejtoreshë e Arsimit.

Sahatqiu, sipas burimeve brenda degës së PDK-së në Prishtinë, thuhet se ka qenë ish-asistente e Dardan Sejdiut dhe Shpend Ahmetit në komunën e Prishtinës, informacion ky të cilin Demokracia.com nuk ka arritur ta konfirmojë.

Pas Sahatqiut, emri për Drejtor të Shërbimeve Publike po i lakohet edhe Ilirik Musliut, i cili është një prej asamblistëve më të votuar në Prishtinë.

Drejtoria e Kulturës po përflitet se mund t’i besohet Besiana Musmuratit, e cila njihet për kontributin e gjatë si pjesë e PDK-së.

Ndërsa, PDK-ja e Prishtinës mësohet se është ende në kërkim të drejtorëve për Bujqësinë dhe Sportin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco