Rrëfimi i rrallë: Si e mundësoi Berluskoni kthimin në Kosovë të bashkëpunëtorit të ngushtë të Rugovës

Rrëfimi i rrallë: Si e mundësoi Berluskoni kthimin në Kosovë të bashkëpunëtorit të ngushtë të Rugovës

23:03, 21/01/2022

Ish-këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti, Visar Berisha përmes një postimi në facebook ka bërë një rrëfim të rrallë në lidhje me kthimin në Kosovë të bashkëpunëtorit të ngushtë të Rugovës, raporton syri.net Kosova.

Berisha me shumë emocione rrëfen të gjithë ngjarjen.

Postimi i plotë:

Ka qene rreth ores 11 kur nje telefonate nga shtepia e Rugoves m'bani me ndale makine.

- Shoq, Kryetari na la!

Baba, s'ishte ne Kosove. Ai kishte te udhetuar te merkuren per vizite mjekesore ne Rome. Baba tashma kishte Parkinson te diagnostikuar dhe i duheshin vizita se paku dy here ne vit te neurologu.

Me shume pritese kishte marr vendimin qe te udhetonte kesaj here pasi ndjehej tashma se Rugoves i kishte ardhur fundi. Por ky i fundit ishte natyre optimiste dhe nuk e pranonte vdekjen, prandaj edhe kishte inssituar qe baba te merrte rruge.

E kisha te veshtire si t'ja komunikoja tani vdekjen e Kryetarit te tij. Baba ishte shume i lidhun me te.

E thirra. - Babe, banu i forte Ibrahim Rugova ka ndrrue jete. Zoti te lashte shnosh - ia thash shpejt e shpejt e mekanikisht vec mos te ndaloja, ne menyre qe ai mos te shkrehej ne vaj para se t'ia thoja te tenane.

Baba, nuk mrrini me fole.

Me asht dasht gjithe diten me gjete formen qysh me organizue kthimin e tij ne Prishtine. Smuj pa e falenderue Aziz Tafajn, me njohje te forta ne qeverine italiane, i cili me ndihmoj qe nepermejt sekretarit te qeverise italiane, me mirekuptimin e Kryeministrit Berluskoni, baba me avion çarter te qeverise mike te mbrrije ne Pr. rreth ores 22. I merzitun, i lodhun. Sikur e ndjente qe Kosova kishte mbete jetime, realisht.

P.S.

1. Rugova kurr kujt s'i ka lane asnje lloj amaneti;

2. Rugova me askand ska qene qaq i afert, sidomos viteve te fundit;

3. Rugova nuk e besonte se po vdiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco