Policia me angazhime të shtuara në zbatimin e masave anti-COVID

Policia me angazhime të shtuara në zbatimin e masave anti-COVID

23:02, 21/01/2022

Policia e Kosovës, që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19, ka hartuar dhe zbatuar planin operativ ku parashihen masa konkrete policore për parandalim të përhapjes së pandemisë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se ky plan ka pësuar ndryshime varësisht prej vendimeve të institucioneve dhe me masat anti-COVID që janë ndërmarrë.

“Policia edhe tani, me marrjen e masave të reja, do të angazhohet në zbatim të vendimit dhe detyrave që bien në fushë-veprimin e policisë”, thuhet në njoftim.

Policia kërkon nga të gjithë qytetarët që të zbatojnë masat në të mirë të shëndetit publik në mënyrë që të gjithë së bashku ta kalojmë sa më lehtë edhe këtë valë.

“Policia do të vazhdojë aktivitetet policore dhe ndërmarrjen e masave ndëshkuese ndaj atyre që nuk zbatojnë masat”, thuhet në njoftim.

Postimi:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco