Sindikata e Pavarur e RTK-së: Rreth 150 persona janë duke punuar pa kontrata pune

Sindikata e Pavarur e RTK-së: Rreth 150 persona janë duke punuar pa kontrata pune

16:18, 21/01/2022

Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës ka thënë se rreth 150 persona janë duke punuar pa kontrata pune në këtë  institucion tash e 21 ditë.

Sipas kësaj sindikate cilido veprim i bordit të RTK-së do të jetë shkelje ligjore për shkak se nuk ka dhënë përgjigje me kohë për këtë çështje.

“Në mesin e tyre ka nëna e gra. Cilindo veprim që do ta ndërmarrë Bordi i RTK-së në raport me ta për muajin janar do të bëjë shkelje ligjore, për arsye se nuk ka dhënë përgjigje për këtë çështje me kohë. Nëse vendos t’ju jap kontrata atëherë këtë do të duhej ta bëjë retroaktivisht e që është e kundërligjshme. Nëse vendos të mos u jap kontrata, që do të thotë të mos i paguaj për punën që po e bëjnë prapë do të bëjë shkelje për shkak se ata kanë punuar për këto 21 ditë”, thuhet në njoftim.

Sindikata e Pavarur e RTK-së ka njoftuar se të hënën rastin do ta dërgojnë në Inspektoratin e Punës dhe tek Avokati i Popullit ndërsa shqetësuese e kanë konsideruar edhe mos miratimin e buxhetit të RTK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco