“Kryeministër, mos e mbroj por hetoje KEK-un”

“Kryeministër, mos e mbroj por hetoje KEK-un”

14:52, 21/01/2022

Analisti politik, Astrit Gashi ka kërkuar nga kryeministri Kurti që në vend se ta mbroj KEK-un, ta hetojë për rënien pa paralajmërim të Blloku B2, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, humbjet më të mëdha janë shkaktuar nga rënia e këtij blloku.

Reagimi i plotë i Gashit:

Kryeministri i Kosoves nuk duhet ta mbroje menaxhmentin e KEK’ut, ndonese eshte emeruar nga qeveria e tij, por duhet ta merr ne pyetje dhe nen pergjegjesi, sepse:

– Humbjet qe jane shkaktuar nga renja e B2 jane te vlefshme dhjetra miliona euro te cilat po i mbulon buxheti si dhe nga muaji shkurt konsumatori,

– Rryma do te shtrenjohet per amviserite edhe sepse balanci energjetik eshte demtuar si pasoje e renjes se Bllokut B2, qe prodhon mbi 250 megavat

– Blloqet, sipas eksperteve te termocentraleve, jane ta pajisura me sinjalistike qe ne rast se ndonje proces shkon keq, japin alarmin ose per intervenim ne sanimin e problemit ose per ndalje te bllokut ne menyre qe ai te mos demtohet. Kur ka ra presioni i ajrit nje alarm eshte aktivizuar, qe dikush duhej ta shihte dhe ose te sanonte problemin ose ta ndalte bllokun.

Kjo me gjase nuk ka ndodhur, nese jane shkaktuar probleme tjera ne turbine.

 

– Blloqet gjate veres shkojne ne remont, qe te pergatiten per pune gjate dimrit. Nuk ka asnje deshmi qe kete vere kjo gje eshte bere. Kjo duhet te hulumtohet, dhe nese konfirmohen raportet atehere dikush duhet te thirret ne pergjegjesi

– Cdo papergjegjesi njerezore ne menaxhim ose mbikqyrje ne Kosova B, nuk eshte vetem pakujdesi ne pune, por pershkak te demit qe shkakton eshte e barabart me veper kriminale.

Prandaj Kryeministri duhet te hetoj, e jo te mbroje!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco