Vetëvendosje përzihet pak edhe në zgjedhjet lokale të Zvicrës: Na i votoni këta dy aktivistë

Vetëvendosje përzihet pak edhe në zgjedhjet lokale të Zvicrës: Na i votoni këta dy aktivistë

14:39, 21/01/2022

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një thirrje publike ku kërkon përkrahje për dy aktivistët e saj të cilët do të garojnë në zgjedhjet komunale për Cyrih nën petkun e Partisë Socialdemokrate.

Ata janë, Reiz Luzhnica e Gadaf Muharremi.

Më herët, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë pjesë edhe zyrtarisht në zgjedhjet e mbajtura në Shqipëri.

Nga Dega e VV’së atje kanë garuar liaz Shehu për Qarkun e Lezhës, Kreshnik Merxhani për Qarkun e Gjirokastrës dhe Boiken Abazi për Qarkun e Tiranës.

Njoftimi i plotë i VV’së:

 I ftojmë mbështetësit e Lëvizjes që kanë të drejtë vote në zgjedhjet komunale në qytetin e Zyrihut (Zürich), të votojnë aktivistët tanë që kandidojnë në listat e Partisë Socialdemokrate. Reis Luzhnica garon në qarkun 3 dhe mban numrin 5 në listë, ndërsa Gadaf Muharremi garon në qarkun 12 dhe mban numrin 4 në listë.

Siç shihet të dy bashkatdhetarët tanë janë renditur në pozicione të favorshme në lista, prandaj nëse mobilizohemi është shumë e mundshme që t’i kemi nesër pjesë të Asamblesë së Zyrihut, ku ata të dy do të jenë zë i fortë për politikat sociale por edhe për të drejtat e integrimin e bashkëkombasve tanë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Zvicër.

Zgjedhjet mbahen në 13 shkurt, por fletëvotimet janë shpërndarë te votuesit dhe shumica voton me postë, prandaj mos harroni: në qarkun 3 të Zyrihut votoni numrin 5 Reis Luzhnicën, dhe në qarkun 12 votoni numrin 4 Gadaf Muharremin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco