Pamje të reja: Dimal Basha e Arben Gashi gjatë diskutimit të ashpër në Kuvend

Pamje të reja: Dimal Basha e Arben Gashi gjatë diskutimit të ashpër në Kuvend

14:08, 21/01/2022

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, janë përplasur sot në Kuvend për dështimin e miratimit të marrëveshjes ndërkombëtare për skemat sociale.

Gashi tha se për shkak të reagimit të Ministrit të Financave, Hekuran Murati, nuk do të marrin pjesë në votim për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së “Evropa kreative 2021-2027”.

“Deri tani ne si Grup Parlamentar gjitha marrëveshjet ndërkombëtare i votuam, njëra që menduam se është e papranueshme votuam kundër. Në këtë marrëveshjen e fundit nuk do të marrim pjesë në votim, për shkak të sjelljes së ministrit Murati, këqyrja statusin e fundit që e ka shkruar në ‘facebook’. Kjo është e papranueshme”, tha ai.

Pas kësaj ka reaguar Basha i cili tha se votimi i LDK-së kundër kësaj marrëveshjeje është i turpshëm.

“Ka rëndësi që marrëveshjen e votuan kundër. Është hera e parë në histori të këtij Kuvendi që një grup parlamentar voton kundër që është për shtresën më të varfër të këtij vendi. Tash janë marrëveshjen me ShBA-në e ki mundësinë, voto kundër. S’mundeni ju me votu kundër disa marrëveshjeve. Keni qëndrime që janë turp dhe dilni tash bëni filma”, tha ai.

Ndiqni pamjet më poshtë kur Gashi i thotë Bashës “Baju prej këtu”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco