'Të arriturat e Kosovës përgjatë 13 viteve janë thjesht mrekulli'

'Të arriturat e Kosovës përgjatë 13 viteve janë thjesht mrekulli'

14:06, 21/01/2022

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka publikuar sot një video prezantuese të ambasadorit të ri amerikan, Jeff Hovenier.

Në këtë video janë bërë të ditura prioritetet e tij dhe çfarë ka në plan të bëj gjatë kohës sa do të shërbejë në Kosovë.

Hovenier ka thënë se gjatë dekadave të fundit ka pasur nderin që të përfaqësoj interesat e SHBA-së në mbrojtjen e popullit të Kosovës.

“Kosova dhe historia e saj nuk janë të panjohura për mua. Gjatë dekadave të fundit, së bashku me kolegët e mi, kam pasur nderin që në funksione të ndryshme të përfaqësoj interesat e SHBA-së në mbrojtjen e popullit të Kosovës, sovranitetit dhe pavarësisë së saj. Në shumë mënyra unë mishëroj përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgjatë dekadave ndaj juve dhe vendit tuaj”, shprehet Hovenier në video njohëse të tij.

Ai ka shtuar se të arriturat e Kosovës pëgjatë 13 viteve sa është shpallur pavarësia e saj, janë mrekulli.

“Të arriturat e Kosovës përgjatë 13 viteve të shkurta janë thjesht mrekulli, një demokraci e gjallë, ekonomi e aftë, si dhe lidershipin që Kosova e përçon përtej kufijve të saj. Megjithatë ende ka punë të pakryera”, thotë Hovenier.

Amabsadori Hovenier po ashtu potencoi edhe premtimet e tij gjatë kohës sa do të shërbejë si ambasador në Kosovë.

“Duke punuar me udhëheqësit qeveritarë, aktivistët e shoqërisë civile dhe të gjithë popullin e Kosovës, ekipi im dhe unë do të vazhdojmë të avokojmë për interesat dhe vizionin tonë të përbashkët: një Kosovë plotësisht të angazhuar dhe të integruar në rajon dhe në institucionet evropiane dhe euroatlantike, më marrëdhnësie të përmirësuara, të normalizuara me fqinjët e saj; një Kosovë më institucione publike të qëndrueshme, të besueshme dhe efikase që ofrojnë shërbime, ndajnë ndrejtësi, i mbrojnë të drejtat dhe liritë e të gjithë kosovarëve”, është shprehur Hovenier.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco