LDK: Qeveria Kurti fajtore për rritjen e rasteve me COVID

LDK: Qeveria Kurti fajtore për rritjen e rasteve me COVID

13:29, 21/01/2022

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me rritjen e rasteve me Coronavirus.

Ai ka thënë se nga paaftësia e Qeverisë ka rritje te masave dhe se numri është më i madh me Variantin Omicron.

“Institucionet e kujdesit shëndetësor janë të stërngarkuar dhe pa përkrahjen e qeverisë bëhet edhe më e renduar. Mos të harrojmë se ky kryeministër ka proklamuar as me ardhjen e tij në pushtet virusi është zvogëluar. Javë më parë kjo qeveri ka provuar ta menaxhojë pandeminë online. Nuk do të habitemi nëse disa dit më vonë do të premtohet edhe vaksinimi online sepse për ta është e mundshme. Në kohën e kësaj qeverie janë thyer të gjitha rekordet e zeza në botë ai nga numri i të infektuarve ashtu edhe rastet e vdekjes”, tha Zemaj..

“Është kjo qeveri që punëtoret shëndetësorë po i trajton me lëmoshë. Nga paaftësia e saj ka probleme me koordinimin me kryetaret e komunave. Nga paaftësia për vaksinim po i ekspozon qytetarët për shpërndarje dhe infektim masiv. Në kohën kur duheshin vaksinat nga paaftësia e sajë i hidhte. Si pasojë e kësaj qeverie punëtorët shëndetësor po ikin nga vendi si kurrë më parë. Pasojë e kësaj qeverie është mungesa e fushatës vetëdisuese për marrjen e vaksinës kundër pandemisë, doza përforcuese dhe gripit sezonal”, ka thënë Zemaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco