Rozeta Hajdari kontrakton një ekspert gjerman, paga e tij ditore është marramendëse

Rozeta Hajdari kontrakton një ekspert gjerman, paga e tij ditore është marramendëse

13:02, 21/01/2022

Përveç gjermanit të famshëm të KEK-ut, një tjetër ekspert gjerman në fund të muajit dhjetor të vitit 2021, është angazhuar nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Eksperti, do të paguhet me shifra marramendëse për pak ditë pune që i ka në Kosovë.

Ai për 50 ditë do të paguhet 44 mijë e 900 euro, gati 1 mijë euro në ditë.

Gjermani u angazhua për ta bërë hartimin e Strategjisë për Zhvillimin e Industrisë dhe Mbështetje të Biznesit (Politika Industriale) – Loti 1.

Syri.net Kosova në faqen zyrtare të Prokurimit Publik ka parë kontratën e nënshkruar me gjermanin Christian Timm nga Berlini.

Image

Për 50 ditë që të qëndrojë në Kosovë, ky ekspert i bie që do të paguhet rreth 1 mijë euro në ditë.

Image

Kontrata në mes ekspertit Christian Timm dhe ministrisë që drejtohet nga Rozeta Hajdari është nënshkruar më 24 dhjetor 2021.

Në dosjen e tenderit ceken edhe punët që do t’i kryej eksperti gjerman.

Image

E në arsyetimin e këtij tenderi, ministria i ka dhënë edhe disa specifika më konkrete se çka duhet të kryej eksperti gjerman.

Image

Gjermani disa ditë do t’i ketë punë edhe nga shtëpia e tij në Berlin ose nga ndonjë apartament në Prishtinë. Kështu të paktën thuhet në dosjen e tenderit.

“Rishikimin e politikave vendore si dhe të BE-së, legjislacionit dhe raporteve përkatëse, 4 ditë (shtëpi)”, thuhet në dosje.

ImageImageImage

 

 

Në strategji, eksperti gjerman që do t’i fitojë afërisht 45 mijë euro për 50 ditë punë duhet “t’i adresojë sfidat dhe pengesat e sektorit privat nga ndikimi i pandemisë COVID-19”, thuhet në dosjen e tenderit.

Po ashtu, sipas dosjes së tenderit, në këtë rast fokusi dhe politika e strategjisë do të jetë në përputhje me kërkesat e sektorit privat dhe me politikat evropiane për zhvillimin e industrisë, gjithashtu duke marrë për bazë rekomandimet e Komisionit Evropian, si dhe masat e rekomanduara nga Qeveria e Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco