'​Baju prej ktuhit..' Deputeti i LDK-së përplaset me deputetin e VV-së

'​Baju prej ktuhit..' Deputeti i LDK-së përplaset me deputetin e VV-së

12:38, 21/01/2022

 

Shefi i grupit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka pasur një përplasje me deputetin e VV-së, Dimal Basha.

Kjo përplasje ka ardhur pas statusit në Facebook, të ministrit të Financave Hekuran Murati, i cili bëri që LDK të tërhiqet nga votimi për marrëveshjet ndërkombëtare.

Pasi pa këtë status, Gashi u shpreh i indinjuar duke thënë se LDK nuk do të marrë pjesë më në votime.

Pas fjalimit të Gashit, ndërhyri deputeti i VV-së, Dimal Basha,  i cili i bëri thirrje LDK-së që të votojë edhe kundër marrëveshjeve me amerikanët.

Në momentin e replikës së Arben Gashit ndaj Dimal Bashës, ky i fundit u ndal tek karrigja e deputetit të LDK-së duke i thënë të mos flas.

E kjo shkaktoi nervozizëm tek LDK.

“Baju. Bajuuu. Marrëveshjet ndërkombëtare për marrjen e kredive për një projekt-pilot ne e arsyetuam kundër. Sepse ideologjikisht dhe teknikisht vlerësojmë se është në dëm të interesit të Kosovës. Marrëveshjet tjera i votuam për. Ju doni mu sjell me këtë gjuhë në Kuvend, kjo nuk krijon momentum bashkëpunimi”, tha ai. 

Kujtojmë se , pak më parë ,Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati i ka reaguar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që nuk e votuan marrëveshjen ndërkombëtare për projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në vend. Kështu kjo marrëveshje dështoi që të mos miratohet.


Për çka ministri Murati tha se LDK bëri histori me mosvotimin e kësaj marrëveshje nga e cila do të përfitonin dhjetëra mijëra familje.

“LDK sapo bëri histori në Kuvend! Është hera e parë që një marrëveshje financiare ndërkombëtare rrëzohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Marrëveshja e nënshkruar me Bankën Botërore kishte për synim reformimin e skemës së ndihmës sociale për të targetuar sa më mirë dhe përfshirë familjet në nevojë, që është aq e nevojshme sidomos në këto kohë”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i Muratit:

LDK sapo bëri histori në Kuvend!

Është hera e parë që një marrëveshje financiare ndërkombëtare rrëzohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Marrëveshja e nënshkruar me Bankën Botërore kishte për synim reformimin e skemës së ndihmës sociale për të targetuar sa më mirë dhe përfshirë familjet në nevojë, që është aq e nevojshme sidomos në këto kohë.

Po ashtu, projekti kishte synim ndërtimin dhe integrimin e sistemeve që këto familje të mbështeteshin drejt integrimit në tregun e punës, ashtu që mbështetja sociale të ishte e përkohshme, dhe të shërbente si fazë kalimtare deri në punësimin e tyre.

Nga kjo marrëveshje do të përfitonin dhjetëra mijëra familje.

Në të kaluarën, ka pasur raste kur marreveshjet ndërkombëtare nuk kanë kaluar duke mos kaluar kuorumin e nevojshëm prej 80 votave, gjë që ka nënkuptuar se janë shtyrë për seancën e radhës, por asnjëherë nuk ka ndodhur që ato të rrëzohen kështu si bëri LDK sot.

Por ja që LDK votoi kundër, dhe e rrëzoi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco