Kuvendi i Kosovës ia sheh sherrin një statusi të Hekuran Muratit

Kuvendi i Kosovës ia sheh sherrin një statusi të Hekuran Muratit

12:32, 21/01/2022

 

Në Kuvendin e Kosovës po votohen marrëveshjet ndërkombëtare të cilat kanë mbetur nga seancat e kaluar.

Por, seanca e Kuvendit ka marrë kahje tjetër shkaku i një statusi të ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Murati i ka reaguar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që nuk e votuan marrëveshjen ndërkombëtare për projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në vend. Kështu kjo marrëveshje dështoi që të mos miratohet.

Për çka ministri Murati tha se LDK bëri histori me mosvotimin e kësaj marrëveshje nga e cila do të përfitonin dhjetëra mijëra familje.

Pas kësaj deklarate ka reaguar, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

"Ne këtë marrëveshjen e fundit nuk do marrin pjesë në votim, për shkak të sjelljes së ministrit Murati, kqyrja statusin në Facebook, kjo është e papranueshme" deklaroi Gashi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco