Të gjitha rrugët në komunën e Malishevës janë të kalueshme

Të gjitha rrugët në komunën e Malishevës janë të kalueshme

11:57, 21/01/2022

Komuna e Malishevës ka njoftuar se të gjitha rrugët kryesore që lidhin fshatrat e kësaj komune me rrugët kryesore dhe qendrën komunale apo rrugët me qendrat tjera, janë të kalueshme, edhe pse në disa vende duhet kujdes i shtuar gjatë vozitjes.

Gjendjen e rrugëve sot e ka inspektuar edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Rifat Mazreku, i cili ka vizituar disa nga fshatrat, kryesisht malore.

Ndonëse reshjet e borës kanë qenë të dendura gjatë natës të së enjtes dhe në mëngjesin e së premtes, megjithatë nuk ka rrugë të bllokuara dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.

 

Komuna e Malishevës, ju bën thirrje ngasësve të automjeteve, për kujdes të shtuar dhe të përdorin pajisjet dimërore, siç parashihet me ligj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco