Ja si po e bllokon Lista Serbe qëllimshëm punën e Kuvendit të Kosovës

Ja si po e bllokon Lista Serbe qëllimshëm punën e Kuvendit të Kosovës

11:51, 21/01/2022

Në mungesë të deputetëve të komuniteteve, ka dështuar të procedohet shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca deklaroi se ky ligj kërkon trajtim specifik, dhe se nuk mund ta procedojnë pasi mungojnë deputetët e komuniteteve.

“Ne kemi ardh në këtë seancë sepse nuk mund ta dimë sjelljen e deputetëve. Po kalojmë në pikën tjetër pasi kjo nuk mund të shqyrtohet”, tha ai.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi kërkoi që të hiqet nga rendi i ditës, dhe kur do që të krijohen kushtet të kalojë dhe të mos përsëritet më në Kuvend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco