Kuvendi miraton shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Gjykatën Komerciale

Kuvendi miraton shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Gjykatën Komerciale

11:42, 21/01/2022

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale.

Në votim kanë marrë pjesë 80 deputet, shkruan Syri.net Kosova.

Prej tyre kanë votuar pro 74 deputet, derisa kundër nuk ka votuar askush.

Doarsa Kica-Xhelili, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se grupi punues ka mbajtur disa takime me përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, USAID dhe Oda Ekonomike lidhur me këtë projektligj, dhe se me këtë gjykatë synohet mbështetja e bizneseve.

“Bizneset kanë mundësi për gjyqësi stabile. Bizneset kanë nevojë të mos bien pre e bllokadave gjyqësore. Anëtarët e grupit punues bashkërisht kanë propozuar disa amandamente. Me konsensus janë tërhequr amandamenrtet individuale dhe janë shtuar ato me konsensus. Janë propozuar 33 amandamente. Ato shkojnë në frymë të harmonizimit me disa ligje të tjera që janë në fuqi. komisioni i rekomandon Kuvendit ta miratojë projektligjin dhe amandamentet e propozuara”, ka thënë Kica-Xhelili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco