Ferizajasi dënohet me 300 euro gjobë, voziste veturën edhe pse i ishte konfiskuar patentë shoferi

Ferizajasi dënohet me 300 euro gjobë, voziste veturën edhe pse i ishte konfiskuar patentë shoferi

11:28, 21/01/2022

Policia e Kosovës ka gjobitur një qytetar nga Ferizaj pasi kishte vazhduar të voziste veturën edhe pse i ishte hequr patentë shoferi për 3 muaj.

Në një njoftim në Facebook, PK-ja ka bërë të ditur se 27-vjeçari është dënuar me 300 euro gjobë e po ashtu patentë shoferi i është hequr edhe për 3 muaj të tjerë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Policia e Njësisë Rajonale të Komunakacionit Rrugor në rrugën ” Rexhep Bislimi” në Ferizaj ka ndaluar shoferin me inicialet A.R (M/K) 27 vjeçar i cili po drejtonte automjetin e udhëtarëve nën masën mbrojtëse , ndalimi i drejtimit të automjetit ( heqja e patentë shoferit) për 3 muaj nga data: 23.11.2021-22.02.2022. Në lidhje me këtë policia, shoferit i shqiptoi edhe një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor dhe ndaj tij i vazhdohet masa e ndalimit të patentë shoferit edhe për 3 muaj të tjerë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, në njoftim PK po ashtu ka apeluar te shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin dhe rregullat e komunikacionit.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e atuomjeteve që të respketojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë’, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco