Kuvendi i Kosovës dështon ta miratoj një marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës dështon ta miratoj një marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare

11:24, 21/01/2022

Më 75 vota për, 8 kundër dhe asnjë abstenim, nuk është miratuar Marrëveshja e Financimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”.

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta miratojnë Projektligjin nr.08/L-101 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”.

Në votim kanë marrë pjesë, 83 deputet, ku prej tyre kanë votuar pro 75  dhe kundër 8 deputet, shkruan Syri.net Kosova.

Kujtojmë se për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, nevojiten 2/3 e deputetëve.

Këtë marrëveshje nuk e ka përkrahur Lidhja Demokratike e Kosovës.

‘’Cfarë shteti jemi që nëse me të hyrat nuk paguajmë skemat sociale e gjërat elementare të funksionimit të institucioneve’’, ka deklaruar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj kësaj marrëveshje

‘’Ju keni qenë më i zëshmi për të hyrat e mëdha gjatë 2021. Me qëlim i analizova të dhënat, ajo cka kandodh më 2021 është kthimi në trendin e zakonshëm, ka stabilitet të të hyrave.’’, i tha Hoti ministrit Murati

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco