Konjufca i lutet Albulena Haxhiut që ta lë deputetin e PDK-së rehat

Konjufca i lutet Albulena Haxhiut që ta lë deputetin e PDK-së rehat

11:23, 21/01/2022

Reagimi i Bekim Haxhiut për një kredi rreth skemës sociale ka bërë ministren Albulena Haxhiu që të reagojë nga vendi ku ishte ulur ne Kuvend.

Deputeti Bekim Haxhiu tha se Qeveria Kurti nuk duhet të bëjë krahasime mes tij dhe qeveritë e kaluara.

‘Faleminderit që po e përmend, neve s'na pengon asgjë, kemi qenë deputet edhe atëherë Të jesh më e kulturuar, je ministre, mos i ndërhyjë deputetëve në fjalë’.

Në këtë moment Haxhiu u pengua nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, pasi kritikoi VV-në se po e krahasojnë punën e tyre me qeverisjet e kaluara.

Por ishte Konjufca ai që kërkoi nga ministrja e Drejtësisë që ta lë rehat Bekim Haxhiun kur ai flet.

" Zonja ministre a mundesh me ma lanë deputetin të qetë’

Ai foli edhe për planin e Qeverisë për marrjen e një kredie për skemë sociale. ‘Ka nevojë për një reformim të skemave sociale dhe reformim të plotë të skemave pensionale. Po shihet që Qeveria e Kosovës nuk i ka prioritet të dalët nga lufta, sidomos tash kur çmimet janë ngritur’

Haxhiu nuk u pajtua me kredinë për të cilën foli ministri Hekuran Murati. “Si duket krejt cka keni thënë më parë ka qenë për populizëm e për vota jo për të punuar”

Madje ka thënë se kredia e ngjashme e marrë para se VV të vinte në pushtet, ka qenë për paisje shëndetësore. “E jo për atë çka po thoni ju ministër’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco