'Shanc nuk ka' Arben Gashi i LDK-së replikon me Hekuran Muratin

'Shanc nuk ka' Arben Gashi i LDK-së replikon me Hekuran Muratin

11:11, 21/01/2022

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike, Arben Gashi, ka komentuar prezantimin e ministrit të Financave,Hekuran Murati, lidhur me kredinë prej 47 milionë eurove për pilotimin e skemave sociale, shkruan Syri.net Kosova.

"Unë e pata veq kështu një sqarim . Po i marrim 47 milionë euro për me bo një pilotim për skemën sociale, po menon që ne e perkrahum këtë punë, shanc nuk ka, me i marrë 47 milionë euro per me pilotu ti, me testu, skema sociale ti, jo" është shprehur Gashi.

Murati, në reprikën e tij ia ka kujtuar Gashit kohën kur Lëvizja Vetëvendosje votonte një marrëveshje të ngjashme.

' Hiq më larg se viti 2020, asokohe kur LDK udhëhiqte me Qeverinë, ne kemi mbështetur një kredi të ngjashme, 46 milionë euro të Bankës Qëndrore' ka deklaruar Murati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco