Të hënën seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës?

Të hënën seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës?

10:55, 21/01/2022

Deputetët e opozitës kanë mbledhur nënshkrimet për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për rritjen e tarifave për energjinë elektrike.

Sot priten të deponohen zyrtarisht këto nënshkrime, ndërsa seanca pritet të mbahet të hënën në ora 12:00.

ZRRE-ja ka dalë me propozimin për rritje të faturave më 17 janar, pasi çmimet e energjisë elektrike janë rritur edhe në tregjet evropiane, duke i ndikuar kështu edhe çmimet e importeve të Kosovës. Për këtë Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 75 milionë eurosh në formë subvencionimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco