Çitaku: Le të kujtohet gjithmonë Ibrahim Rugova

Çitaku: Le të kujtohet gjithmonë Ibrahim Rugova

10:10, 21/01/2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kujtuar ish presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 16 vjetorin e vdekjes.

Çitaku ka thënë se Rugova duhet të kujtohet gjithmonë.

“Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, Kosova humbi Ibrahim Rugovën, udhëheqësi i rezistencës paqësore gjatë viteve ’90. Le të kujtohet gjithmonë”, ka shkruar Çitaku në një postim në Twitter.

Ish presidenti Ibrahim Rugova kishte ndërruar jetë më 21 janar 2006, pas një sëmundje të rëndë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco