Dy të lënduar pas një aksidenti në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Dy të lënduar pas një aksidenti në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

10:04, 21/01/2022

Dy persona janë lënduar pas një aksidenti në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Policia bën me dije përmes një komunikate se aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Smrekonicë.

Të lënduar fillimisht janë dërguar në spitalin e Vushtrrisë ndërsa më pas në QKUK.

“Nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes bëhet e ditur se në aksident trafiku është e përfshire vetëm një veturë e cila ishte në lëvizje, ku për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë të lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës, vetura afër urës në fshatin Smrekonicë ka dalë nga rruga”, thotë policia në komunikatë.

Tutje, policia ka bërë apel për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, për kujdes dhe vigjilencë të shtuar duke ju përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe kushteve atmosferike dhe duke respektuar të gjitha rregullat dhe dispozitat ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco