Rritja e rasteve me COVID-19, merret një vendim i rëndë për të burgosurit kosovarë

Rritja e rasteve me COVID-19, merret një vendim i rëndë për të burgosurit kosovarë

10:01, 21/01/2022

Rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë ka bërë që institucionet të ndërmarrin masa të jashtëzakonshme.

 

Kësisoj, janë ndaluar vizitat e familjarëve nëpër burgje, për të gjitha kategoritë e të burgosurve

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Megjithatë, nga kjo masë ka edhe përjashtime.

Komunikata e plotë e SHKK-së:

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, merr vendim që nga data 22 janar 2021, të ndërmarr këto veprime të përkohshme për zbatimin e masave kundër COVID-19:

Ndalimin e vizitave familjare për të gjitha kategoritë e të burgosurve;

Ndalimin e vikendeve  për të dënuarit  nëpër  institucionet korrektuese;

Ndalimin e vizitave në lokalet e veçanta;

Aplikimin e sistemit virtual të komunikimit “Skype” për të burgosur për të  mundësuar kontaktet me familjet, sipas rutinës së përcaktuar nga Institucioni;

Lejimin e numrit të shtuar të thirrjeve telefonike gjatë kësaj periudhe;

Pastrimi i rrobave për të paraburgosur do të organizohet në Institucione.

Nga këto masa përjashtohen:

Institucioni i Avokatit të Popullit;

Mbrojtësit (avokatët) në rastet kur gjykimi është në zhvillim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco