Arrestohet edhe një person për vrasjen e 50-vjeçarit në qendër të Gjilanit

Arrestohet edhe një person për vrasjen e 50-vjeçarit në qendër të Gjilanit

09:24, 21/01/2022

Është arrestuar edhe një person për vrasjen e Bakush Veselit në Gjilan më 12 shtator të vitit të kaluar.

 

Kjo është bërë e ditur me anë të raportit 24-orësh nga Policia e Kosovës.

“Lidhur me rastin më datë 20.01.2021 është  arrestuar i dyshuari mashkull kosovar .  I dyshuari pas intervistimit  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

Veseli nga Bujanoci u vra në sitilin mafioz sikur në filma. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:45 të mbrëmjes.

Ndërsa ai po pinte kafe në një nga lokalet e qytetit, dy persona hynë brenda dhe e vranë me armë zjarri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco