Radhë të gjata për t'u testuar për COVID-19 edhe sot

Radhë të gjata për t'u testuar për COVID-19 edhe sot

09:00, 21/01/2022

Shumë qytetarë janë parë duke pritur në radhë për tu testuar për COVID-19, edhe mëngjesin e së premtes, në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Numri i rasteve pozitive me koronavirus, ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rritje të dukshme.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2708 raste të reja me COVID-19, derisa edhe numri i të testuarve ka shënuar rritje.

 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë testuar 10.833 qytetarë në të gjithë Kosovën.

Ndërkohë, këto ditë Komiteti për COVID pritet të marrë masa të reja, si përgjigje ndaj rritjes së rasteve me koronavirus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco