Vetura e Ibrahim Rugovës ende ruhet nga ish-truproja e tij (VIDEO)

Vetura e Ibrahim Rugovës ende ruhet nga ish-truproja e tij (VIDEO)

07:44, 21/01/2022

Sot u bënë 16 vjet nga vdekja e presidentit historik Ibrahim Rugova.

Me këtë rast, ua sjellim një kronikë e cila flet për një nga veturat e Rugovës e cila ruhet ende nga ish-truproja e tij Esad Geci.

Ndiqeni kronikën e mëposhtme të realizuar dy vjet më parë.

Ai vdiq më 21 janar të vitit 2006, u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Funerali i Rugovës ishte njëri nga më të mëdhenjtë në historinë shqiptare.

Rugova ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006. Ishte intelektual, akademik dhe kritik letrar i njohur shqiptar. U njoh si lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, i lëvizjes së gjerë për emancipim, çlirim kombëtar e pavarësi të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco