Ky analist tregon se kundër kujt ishte LDK-ja e viteve '90-ta

Ky analist tregon se kundër kujt ishte LDK-ja e viteve '90-ta

21:16, 20/01/2022

Analisti Jusuf Thaçi thotë se LDK-ja e viteve ’90 ishte kundër Adem Demaçit, UÇK-së e të burgosurve politikë.

Komentet Thaçi i bëri në T7.

“Për me definu LDK’në e viteve ’90, unë zakonisht e shtroj pyetjen kush ishte kundër LDK’së së viteve ’90 ose kundër kujt ishte LDK’ja e viteve ’90. E kam fjalën për faktorin e brendshëm në Kosovë. Kjo listë del të jetë relativisht e gjatë”, tha Thaçi.

“LDK e viteve ’90 ishte kundër figurave emblematike e patriotike të sakrificës duke filluar prej Adem Demaçit e të burgosurve politikë. Ishte kundër LPK’së, ishte kundër Lëvizjes Studentore, ishte kundër UÇK’së”, shtoi ai.

“Megjithëse në mënyrë të heshtur ishte kundër bashkimit kombëtar dhe pro krijimit të identitetit kosovarë”, theksoi Thaçi.

“Personalisht problemin më të madh me LDK’në e viteve ’90 e kam me atë se ka qenë një periudhë kur në mënyrën më brutale shqiptarët e Kosovës janë përdhosë, janë denigru, janë poshtëru prej pushtetit serb të aso kohe, dhe s’ka pasur asnjë reagim dhe qasja e LDK’së ka qenë se ky nënshtrim duhet të pranohet për hir të ruajtjes së qetësisë për hir të ruajtjes së jetës së individit”, shpjegoi Thaçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco