'Qeveria po do me e disiplinu popullin mos me shpenzu rrymë pa nevojë'

'Qeveria po do me e disiplinu popullin mos me shpenzu rrymë pa nevojë'

20:59, 20/01/2022

Kryeparlamentari Glauk Konjufca sonte në Debat Plus ka folur për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se Qeveria ka atë qëllimin e disiplinimit të qytetarëve në shpenzim të saj.

‘’S’e di se si qeveria e Kosovës ka me trajtu këtë dhe qysh ka me iu qas. S’duhet të paragjykojmë. Mu ka duk që Qeveria i ka dy qëllime bazike. E para që jo me i dhanë paratë prej buxhetit të drejtpërdrejt por përmes një mekanizmi anësor që kur vjen ai mekanizëm efektiv te jeta e qytetarit, te qytetari me shkaktu një sjellje tjetër siç ka qenë deri tash se qeveria ka konsideruar se konsumi ka qenë jo krejtësisht me nevojat por kanihere edhe janë tejkalu. Për me instalu qat disiplinim, qeveria më shumë e ka mbështet apo subvencionu’’, ka thënë ai.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco