Dyshohet se e dëmtoi shtetin për dhjetëra mijëra euro, ky është biznesmeni i arrestuar në Gjilan

Dyshohet se e dëmtoi shtetin për dhjetëra mijëra euro, ky është biznesmeni i arrestuar në Gjilan

20:50, 20/01/2022

Mentor Ibishi është biznesmeni i arrestuar të martën në Gjilan për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’. I dyshuari është mbikëqyrës i kontraktuar nga Komuna e Gjilanit për mbikëqyrjen e punimeve të palestrës së sporteve në fshatin Zhegër.

Po ashtu, ai është edhe pronar i kompanisë “Arch Desing”, kompani kjo e cila ka fituar disa tenderë nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Në vitin 2019, kompania e tij kishte fituar një projekt në vlerë mbi 198 mijë euro për kontratën me titull “Mbikqyrja e Projekteve e investimeve dhe zbatimi i tyre për Komunën e Gjilanit”.

Po ashtu një tender tjetër në komunën e Shtimes ku Grup i Operatorëve Ekonomik: ” DELTA INFRA ” SH.P.K. në bashkëpunim me kompaninë e Mentor Ibishin N.P.SH. “Arch & Design” kanë marrë tenderin me kontratë “Hartimi i projekteve për komunën e Shtimës , Objekte shkollore, shëndetësore , rrugë , kanalizim, parqe , ura, rrethoja, enterier”, në vlerë 9 mijë euro.

 

Mentor Ibishi, nën dyshimin për përfitimin e 66 mijë eurove në mënyrë të paligjshme, duke dëmtuar buxhetin e shtetit, u arrestua të martën nga hetuesit e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës të martën.

Prokuroria, njoftoi se pronari i kompanisë “Arch & Design”, nga Ferizaj, është dërguar në mbajtje në polici.

“Dyshohet se, i njëjti, në cilësi të mbikëqyrësit të punimeve të palestrës së sporteve në fshatin Zhegër, që nga data 12 Korrik 2017 deri më 03 Dhjetor 2020, ka pranuar si pozicione të kryera, punë të pa kryera në vlerë rreth 66.000 (gjashtëdhjetegjashtë mijë) euro, duke e dëmtuar buxhetin e komunës së Gjilanit, ndërsa kompanisë ‘’Vision Project/Dino-SHPK’’, i ka siguruar përfitim material në shumën e lartcekur”, tha Prokuroria.

Prokuroria Themelore në Gjilan tha se brenda afatit ligjor do të kërkojë masën e sigurisë ndaj Ibishit në procedurë penale, nga Gjykata Themelore në Gjilan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco