Ramabaja: RTK vazhdon të dezinformoj, pas drejtorit, edhe kryeredaktori duhet të ecë

Ramabaja: RTK vazhdon të dezinformoj, pas drejtorit, edhe kryeredaktori duhet të ecë

20:39, 20/01/2022

Profesori Sadri Ramabaja po vlerëson se RTK po vazhdon të dezinformoj shikuesit e vet, shkruan Syri.net Kosova.

"Sonte në emisionin qendror të lajmeve, RTK ka censuruar edhe deklaratën e ambasadorit të SBA-ve në misionin e OSBE-së, Michael Carpenter", ka shkruar ai.

"Pjesën qendrore të deklaratës së ambasadorit, ku ai shprehet se, "SHBA-ja ka pozicion të qartë sa i përket të drejtës që Kosova si shtet i pavarur të përcaktojë kushtet për organizimin e zgjedhjeve të shteteve të tjera në territorin e saj", redaktori sonte e mënjanoi fare. 

Pas drejtorit, duket se kryeredaktori ose redaktori përgjegjës i lajmeve, duhet të ecë.", ka theksuar ai në reagim.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco