Policia me detaje për vrasjen e të riut në Pejë: Tre persona u përfshinë në përleshje

Policia me detaje për vrasjen e të riut në Pejë: Tre persona u përfshinë në përleshje

20:04, 20/01/2022

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë në lidhje me vrasjen me thikë që ka ndodhur sot në Pejë.

Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 14:45 në rrugën “Konferenca e Bujanit”, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas Policisë, në përleshje ishin të përfshirë tre persona.

Në këtë përleshje janë përdorur edhe thikat ku njëri prej të përfshirëve ka marrë lëndime më të rënda trupore, teksa më vonë ka ndërruar jetë.

Të dyshuar për rastin janë dy persona.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Sot, më 20.01.2022, në ora 14:45, policia është njoftuar për një rast të përleshjes në mes disa personave që kishte ndodhur në rrugën ‘’Konferenca e Bujanit’ në Pejë.

Patrullat policore i janë përgjigjur menjëherë këtij njoftimi duke reaguar me të shpejtë në vendin e ngjarjes.

Nga informatat e siguruara është kuptuar se në këtë përleshje ishin përfshirë tre persona: E.M., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar) kishte marrë plagë (dyshohet nga një mjet i mbrehtë-thikë) dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Pejë.

Si pasojë e plagëve të marra, sipas mjekëve E.M., ka ndërruar jetë. Policia ka arrestuar të dyshuarin K.S., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar) i cili po ashtu ishte i lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor. Po ashtu, policia ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë që është i përfshirë në këtë rast: L.M., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar).

Policia në vendngjarje është marrë me sigurimin e dëshmive dhe dëshmitarëve (ka intervistuar dy dëshmitarë). Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori kujdestar dhe të gjitha njësitet relevante.

Viktima e rastit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Kurse, dy të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit, do të dërgon në ndalim prej 48 orëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco