VIDEO/ Pamje të rënda, gomerët ngrijnë së ftohti

VIDEO/ Pamje të rënda, gomerët ngrijnë së ftohti

18:21, 20/01/2022

Turqia është përfshirë nga moti i keq, me acar dhe në raste edhe me reshje të shumta të doborës.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku shihen disa gomerë, që janë lënë jashtë nga pronarët e tyre në Van.

Në këtë vend kushtet e motit janë të këqija dhe ka rënë borë deri në 1.5 metër. Dy prej gomerëve kanë ngrirë, vetëm njëri prej tyre arrin të lëvizë.

Reshjet e borës në Van, nisën mbrëmjen e djeshme  dhe e shtuan intensitetin gjatë ditës së sotme. Trashësia e borës i ka kaluar 50 metra në zonat rurale dhe 1.5 metra në vendet e larta. Transporti për në 1 018 vendbanime nuk mund të sigurohej.

Në qytetin ku skuadrat bënë përpjekje të mëdha për hapjen e rrugëve të mbyllura, ishin prekëse pamjet e gomerëve që dridheshin nën dëborë. Në verë i përdorin për transport, por se në dimër lihen edhe jashtë të ngordhin nga pronarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco