Gërvalla për njohjen nga Greqia, do të ishte lajm i mirë për 'fëmijët dhe nipërit tanë'

Gërvalla për njohjen nga Greqia, do të ishte lajm i mirë për 'fëmijët dhe nipërit tanë'

18:30, 20/01/2022

Gërvalla thotë se njohja e Greqisë do të ishte lajm i mirë edhe për “fëmijët dhe nipërit tanë”, shkruan Syri.net Kosova.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka konsideruar njohjen e mundshme nga Greqia si një lëvizje të guximshme, që sipas saj, do të ishte lajm i mirë edhe për “fëmijët dhe nipërit tanë”.

Gërvalla këto deklarata i ka bërë përgjatë një vizite që pati në Athinë. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet një komunikate për media.

“Ministrja Gërvalla po ashtu theksoi se njohja dhe respektimi i pavarësisë së Kosovës nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian, përfshirë Greqinë, do të ishte një lëvizje e guximshme për stabilitetin në rajon dhe më gjerë, që do të mundësonte hapjen e një dinamike të re në zgjidhjen e problemeve afatgjata në Ballkan”, thuhet në komunikatë.

“Jo vetëm për vendet tona, por më shumë për fëmijët dhe nipërit tanë, kjo do të ishte një premtim për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Evropë. Një hap i tillë do të ishte historik dhe mendojmë se është diçka që duhet të bëhet”, citohet të ketë thënë ajo.

Komunikata e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco