Mehaj beson fuqishëm në aleancën me SHBA-në dhe NATO-n kundër atyre që kërcënojnë

Mehaj beson fuqishëm në aleancën me SHBA-në dhe NATO-n kundër atyre që kërcënojnë

18:23, 20/01/2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj duke komentuar nisjen e punimeve për shndërrimin dhe modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës në bazë ajrore të NATO-s, ka thënë se kjo është edhe një dëshmi e fuqishme e përkushtimit të SHBA-së dhe aleatëve të saj të NATO-s për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe më gjerë.

Mehaj ka shkruar në Facebook se orientimi i qartë euroatlantik i kombit dhe shteteve tona për NATO-n e fuqishme, konfirmon besimin e plotë të ndërtuar natyrshëm mes nesh dhe aleatit të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Së bashku me SHBA-në dhe NATO-n jemi më të fortë kundër të gjithë atyre që kërcënojnë dhe rrezikojnë vlerat perëndimore të lirisë dhe demokracisë kudo në Botë”, ka shkruar ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco