Konfiskohen armë në Ferizaj

Konfiskohen armë në Ferizaj

18:24, 20/01/2022

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona pasi më 9 janar 2022 në Dremjak të Ferizajt, kanë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Në njoftimin e Policisë thuhet se personat e arrestuar në stacionin policor të Ferizajt kanë pranuar se kishin shtënë me armë gjatë ahengut familjar.

“Tek i dyshuari i parë J.B (66) nga Ferizaj është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 9 fishekë, ndërsa te personi tjetër dëshmitar me inicialet R.J (68) po ashtu nga Ferizaj, janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një armë gazi me 20 fishekë. Ndërsa tek i dyshuari tjetër G.Z. (68) nga komuna e Lipjanit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie”, thuhet në njoftim.

Policia, pasi i ka intervistuar të dyshuarit dhe dëshmitarin e këtij rasti, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë liruar për procedura të mëtejme hetimore.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco