'Ganja' tallet me kryeministrin: Viti i Albinit, viti i krizës ekonomike

'Ganja' tallet me kryeministrin: Viti i Albinit, viti i krizës ekonomike

17:09, 20/01/2022

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se me ardhjen e Albin Kurtit në Qeveri, shumica e çmimeve të ushqimeve janë ngritur.

Ajo deklaroi se qytetarët aktualisht po luftojnë për mbijetesë, ndërsa trend i rritjes po vazhdon.

“Rritja e çmimeve ka dëmtuar shportën e konsumatorit, qytetarët po luftojnë për mbijetesë, po vazhdon trendi i importit. Kurti ka trumbetuar se me marrjen e pushtetit do të ulet çmimi i rrymës, ujit, derivateve, e vaji, qumështi, do të kenë çmim më të ulët. Viti i Albinit ishte vit i krizës ekonomike, vit i rënies së mirëqenies së qytetarëve”, deklaroi ajo.

Musliu, duke iu drejtuar Kurtit si “lideri shpirtëror” dhe “shenjtëria e tij”, tha se Kurti i ka mashtruar qytetarët, derisa kryeparlamentari Glauk Konjufca i reagoi duke thënë se nuk lejohen “komplimentet e tepërta”.

Musliu tutje ka thënë se mashtrimi është i dënueshëm, e premtimi i rremë është vetfundosës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco