Kjo është pyetja e Tahirit për Hajdarin për rritjen e çmimeve ushqimore

Kjo është pyetja e Tahirit për Hajdarin për rritjen e çmimeve ushqimore

16:56, 20/01/2022

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka pyetur ministren e Tregtisë, Hykmete Bajrami, se çfarë masash kompetente do të marrë për të ulur rritjen e çmimeve.

“Ka tendencë me ul nivelin e një debati i cili prek jetën e secilit qytetar me ngritjen enorme të çmimeve. Unë e kuptoj që ka nevojë politike me tentu me ikë nga diskutimi themelor që e kemi në këtë temë. Po ku i intereson qytetarit që iu ka rritur çmimi i bukës, miellit, vajit – që Hajdari ka qenë apo jo këshilltare. Ajo e pranoi që janë rritur çmimet. Çfarë veprimesh do të marrë kjo ministre për të zbutur situatën. Më herët ju pyeta a jeni në tokë të bukës? Kthehuni në temë për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike”, u shpreh Tahiri.

Në Kuvendin e Kosovës, po vazhdon debati i cili nisi mëngjesin e sotëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco