Dy ish-anëtarët e shkarkuar nga Bordi i vjetër i reagojnë Bordit të ri të RTK-së

Dy ish-anëtarët e shkarkuar nga Bordi i vjetër i reagojnë Bordit të ri të RTK-së

16:44, 20/01/2022

Dy ish-anëtarët e shkarkuar të Bordit të RTK-së, Bajram Mjeku dhe Albinot Maloku kanë reaguar ndaj vendimit të bordit të ri që mori për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm dhe disa arsyetimeve tjera që kanë të bëjnë me telefonat mobil, shkruan Syri.net Kosova.

"Në Vendimin e lëshuar mbrëmë nga Bordi aktual i Radio Televizionit të Kosovës, për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së me numër protokolli 0005/22 të datës 19.01.2022, lexuam këtë paragraf:

"Evidentohet keqmenaxhim nga ana e menaxhmentit të RTK-së në menaxhimin e kontratave të marketingut në RTK, siç është rasti i konstatuar në Raportin e Auditimit 'Aktivitetet e Marketingut për kontratat me kompensim 2021', për keqpërdorimet me telefonat mobil të RTK-së, të cilët kanë qenë të dedikuar të shpërndahen në bazë të nevojave të udhëheqësve të sektorëve dhe nevojën programore për xhirime përmes sistemit MoJo (Mobile Journalism). Mirëpo, këta telefona mobil janë dhuruar (shpërndarë), kryesisht për ish-anëtarët e Bordit, anëtarët e Menaxhmentit të Lartë të RTK-së, si dhe për disa nga menaxherët e njësive, ndërsa vetëm dy (2) sosh janë ndarë për gazetarët, përkundër faktit që këta telefona kanë qenë të dedikuar të shpërndahen në bazë të nevojave programore për xhirime përmes sistemit MoJo (Mobile Journalism)...".

Me përgjegjësi morale e profesionale deklarojmë se asnjëherë nuk kemi pranuar telefona mobilë nga Radio Televizioni i Kosovës. Dhe, jo vetëm kjo, por nga 14 gushti i vitit 2020, më saktë ditën kur jemi zgjedhur anëtarë të Bordit të RTK-së e deri ditën kur jemi shkarkuar më 8 korrik të vitit 2021, as edhe një privilegj më të vogël nuk e kemi përfituar nga Radio Televizioni i Kosovës, përveç pagës si anëtar i Bordit të RTK-së.", thuhet në reagimin e tyre.

Madje ata ka theksuar se në rast se Bordi i RTK-së në një afat sa më të shkurtër, nuk del me një deklaratë me emër e mbiemër, se cili anëtar i shkarkuar i Bordit të RTK-së ka pranuar si dhuratë telefona mobilë, atëherë brenda afatit ligjor, do të angazhojmë avokatin tonë, për të nisur kallëzim penal për shpifje ndaj Bordit aktual të RTK-së. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco