Rozeta Hajdari-Abelard Tahirit: Hajt ma vërteto se unë kam qenë këshilltare e Thaçit

Rozeta Hajdari-Abelard Tahirit: Hajt ma vërteto se unë kam qenë këshilltare e Thaçit

16:40, 20/01/2022

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili i tha se duhet të merr një pjesë të fajit për veprimet e pushtetit të kaluar meqë, siç i tha ai, ishte pjesë e tij.

“Ka pasë raste që ia ka shërbyer edhe qeverive të mëhershme dhe mirë është kjo me bë një autokritikë”, tha Tahiri.

Por, për këtë deklaratë, ministrja i kërkoi prova që e vërtetojnë, duke e mohuar se ka qenë këshilltare e ish-kryeministrit Thaçi.

“Deputet Tahiri keni thënë shumë më herët se kam qenë këshilltare e qeverive të kaluara dhe keni përmend se isha këshilltare e ish-kryeministritit Thaçi. A mund ta dokumentoni kur kam pasë ndonjë kontratë si këshilltare e ish-kryeministrit Thaçi dhe a jam paguar ndonjëherë nga Qeveria e Kosovës si këshilltare e ish-kryeministrit Thaçi? Kur ta sjellni atë kontratë dhe atë evidencë mund të flasim”.

“Unë isha eksperte e UNDP me kontratë të jashtme për t’i ndihmuar Qeverisë Çeku, më keni trashëguar me kontratë të jashtme dhe kam punuar deri në maj të vitit 2008. Pastaj, më keni ofruar që të jem këshilltare e juaj, por s’kam pranuar. Kam punuar tre muaj pa kontratë për mos t’iu lënë juve në baltë dhe Kosovën, sepse ishte”.

Ndërkaq, kryeparlamentari Konjufca i tha deputetit të PDK-së se për punën e Hajdarit duhet falënderuar”.

“Abelard, po u dashka me i thënë faleminderit jo me akuzu”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco