Njëri nga personat që u plagos me thikë, ka vdekur në Pejë

Njëri nga personat që u plagos me thikë, ka vdekur në Pejë

16:36, 20/01/2022

Pak minuta më parë nga Policia e Kosovës njoftuan se dy persona kanë mbetur të plagosur pas përleshjes me thika në Pejë.

Nga Spitali i Pejës ndërkaq kanë konfirmuar se njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë, shkruan lajmi.net.

Nga Policia e Kosovës ndërkaq kanë thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 14:45, ku pas një mosmarrëveshjeje ka ardhur deri tek përleshja mes dy personave.

“Rreth orës 14:45 policia ka pranuar informatën për një përleshje në mes të dy personave. Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjetet të mprehta dyshohet që thikë. Si pasojë dy personat e përfshirë në këtë përleshje kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në spital, dhe njëri prej tyre ka lëndime më të rënda”, kanë thënë nga Policia e Kosovës. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco