Uka: S'jam larguar nga Vetëvendosje, kam dhënë dorëheqje nga Komisioni për Arsim

Uka: S'jam larguar nga Vetëvendosje, kam dhënë dorëheqje nga Komisioni për Arsim

16:30, 20/01/2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka dhënë përmes Facebook-ut një sqarim lidhur me dorëheqjen e tij nga Komisioni për Arsim, shkruan Syri.net Kosova.

Këtë dorëheqje, ai thotë ta ketë bërë pas pakënaqësive që kishte me veten, por, nuk ka dhënë dorëheqje nga partia.

“Ndërkaq, nuk është e vërtetë që jam larguar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe as që e kam ndërmend të bëjë diçka të tillë. Brenda apo jashtë Kuvendit unë do të jem në mbështetje të parimeve dhe vlerave të mirëfillta të Lëvizjes Vetëvendosje. Angazhimin tim për edukimin e hershëm si bazament për ndryshim, arsimin cilësor, përfshirjen e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, hulumtimin shkencor dhe për shumë tema të tjera do t’i realizoj në Kuvendin e Kosovës edhe për një kohë, si deputet i Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh ai ndër tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco